Përfshihet nga flakët makina në Shkodër, policia në vendngjarje

Kronikë e zezë

Përfshihet nga flakët makina në Shkodër, policia në vendngjarje

Më: 10 mars 2024 Në ora: 22:43
Ilustrim

Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja është regjistruar pranë stadiumit “Loro Boriçi”, në rrugën kryesore nga teatri “Migjeni” në drejtim të Kirasit.

Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa në zonë për shuarjen e flakëve ndërhyri shërbimi zjarrfikës.

Dyshimet e para janë për një shkëndijë elektrike. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat