Një grua dyshohet se është shtyrë nga një tarraca në Ohër

Kronikë e zezë

Një grua dyshohet se është shtyrë nga një tarraca në Ohër

Më: 11 mars 2024 Në ora: 21:48
Ilustrim

Gruaja që ka përfunduar në spital pasi ka rënë nga një tarracë është shtyrë, konfirmon policia. SPB Ohër ka kallëzim penal kundër A.D.(32) nga Ohri për shkak të dyshimit për veprën penale “vrasje në tentativë” si dhe ndaj E.M.(21) nga Ohri për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për ka kryer veprën penale të “ndihmës”.

Pas një debati të mëparshëm verbal, banditi e ka shtyrë nga kati i tretë i ndërtesës sociale në rrugën “Karposh Vojvoda” 39-vjeçaren nga Shkupi, me të cilën ishte në lidhje prej disa muajsh.

Të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.

Gruaja që u dërgua në spitalin “Shën Erasmus” ka pësuar lëndime të rënda dhe thyerje në brinjë. Ndonëse ka qenë e vetëdijshme dhe gjatë marrjes në pyetje ka thënë se ka rënë vetë, sipas dëshmitarëve okularë që kanë qenë dëshmitarë të kësaj ngjarje fatkeqe është konfirmuar se është shtyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat