Dëmtoi shenjat e trafikut, arrestohet serbi në Leposaviq

Kronikë e zezë

Dëmtoi shenjat e trafikut, arrestohet serbi në Leposaviq

Më: 17 mars 2024 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Është arrestuar një burrë, shtetas i Serbisë i cili dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut në Leposaviq.

I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar në procedim në gjykatën për kundërvajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut.

I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat