Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë

Kronikë e zezë

Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë

Më: 18 mars 2024 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në rastin e parë, një person në Prishtinë është dërguar në mbajtje pasi e ka sulmuar fizikisht viktimën femër.

“DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë 16.03.2024-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njejti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Ndërkaq në Brezovicë, një person ka kanosur verbalisht dy persona tjerë.

“DHUNË NË FAMILJE- Brezovicë, 17.03.2024-16:45. I dyshuari mashkull kosovar ka kanosur verbalisht viktimat kosovarë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe organet tjera kompetente të cilët janë marrë me rastin. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon ne procedurë të rregullt.”

Në Pejë është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

“DHUNË NË FAMILJE- Pejë/17.03.2024 – 12:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke të çastit kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas inicimit të rastit  është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”

Një tjetër person është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

“Pejë/17.03.2024-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje  që kishte pasur me viktimën femër kosovare kishte ushtruar dhune ndaj saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas inicimit të rastit  është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.”

Edhe një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Pejë.

“Pejë/17.03.2024-18:30.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një zënke ishin përfshirë në konflikt fizik në mes vete. Personat e dyshuar nuk kanë pasur lëndime trupore. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar te dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat