Dëmtohen disa pajisje të antenës së Policisë në Mitrovicë, rasti po hetohet

Kronikë e zezë

Dëmtohen disa pajisje të antenës së Policisë në Mitrovicë, rasti po hetohet

Më: 19 mars 2024 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Një punëtor i PTK-së ka njoftuar se disa persona të dyshuar kanë bërë disa dëmtime në pajisjet e antenës së policisë si dhe janë këputur kabllot furnizuese të rrymës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:31 në fshatin Melanicë, në Mitrovicë.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.

“Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i PTK-së, ka njoftuar se të dyshuar të pa njohur, kanë bërë disa dëmtime në pajisjet e antenës së policisë, si dhe janë këputur kabllot furnizuese të rrymës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe sipas udhëzimeve të tij, rasti kualifikohet si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat