Prishtinë, rrahje mes menaxherit dhe një kamarieri, policia jep detajet

Kronikë e zezë

Prishtinë, rrahje mes menaxherit dhe një kamarieri, policia jep detajet

Më: 24 mars 2024 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rrahje mes dy personave në Prishtinë.

Siç thuhet në njoftim rrahja ka ndodhur në një lokal, mes një menaxheri dhe një kamarieri.

“Prishtinë / 23.03.2024 – 03:17. Pas një mosmarrëveshje verbale në mes viktimës mashkull/kosovar, menaxher i lokalit dhe të dyshuarit mashkull/k, kamerier lidhur me punën, janë rrahur mes veti dhe si pasojë i dyshuari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se palët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat