Përleshje me lëndime të rënda në Shadervan të Prizrenit

Kronikë e zezë

Përleshje me lëndime të rënda në Shadervan të Prizrenit

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 14:44
“Shadervan” në Prizren

Mbrëmë në ora 21:30 te sheshi “Shadervan” në Prizren ka ndodhur një përleshje mes dy personave.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti për shkak te një mosmarrëveshje të mëhershme e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar”, thuhet në raportin policor.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal te Prizrenit.

Me urdhër të prokurorit, sipas raportit policor, i dyshuari dërgohet ne mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat