Vetëvritet në rrethana të paqarta një i burgosur në Peqin

Kronikë e zezë

Vetëvritet në rrethana të paqarta një i burgosur në Peqin

Më: 11 korrik 2016 Në ora: 14:36
Ilustrim

Një u burgosur është vetëvrarë në burg, ndërkohë që Drejtoria e Burgjeve nuk e ka ende një sqarim për rrethanat se si ndodhi krimi.


Viktima është Fatmir Myftari. Sipas drejtorisë së Burgjeve ai kishte probleme me çrregullimet e personalitetit dhe të përshtatjes. Myftari ishte i dënuar me 20 vjet burg, ndërkohë që i kishin mbetur edhe 6 vjet e tre muaj dënim.

“Ai qëndronte i vetëm në dhomë. U përpoqëm të vendosnim kontakte me familjarët”­ njofton drejtoria e Burgjeve e cila nuk sqaron se me çfarë mjetesh dhe në çfarë rrethanash ndodhi ngjarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat