Një i kërkuar për kultivim të lëndës narkotike u arrestua nga Policia e Gjirokastrës.
62-vjeçari Vahit Gjini me banim në Lazarat u vu në pranga për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër kishte caktuar në mungesë masën e sigurimit personal të arrestit me burg, në 27 prill të këtij viti.