Qëllon me armë policinë për parcelat me kanabis, arrestohen babë e bir

Kronikë e zezë

Qëllon me armë policinë për parcelat me kanabis, arrestohen babë e bir

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 17:07
Armët

Dy shtetas, babë e bir, janë arrestuar nga policia në Memaliaj pasi kanë qëlluar me armë në drejtim të forcave të rendit.

Në pranga përfunduan Luan Shyti, 47 vjeç, dhe i biri, Halili 21 vjeç. Banues në fshatin Krahës. Ata qëlluan me armë në drejtim të policisë pasi u janë gjetur parcela me kanabis. Forcat e rendit sekuestruan edhe dy armë gjahu pa leje.

“Të dy këta shtetas (babë dhe bir) u kapën në parcelat e mbjella me bimë narkotike në lagjen Llakaj, Krahës- Tepelenë. Në momentin që Shërbimet e policisë kanë shkuar për të asgjësuar bimët narkotike shtetasi Halil Shyti ka qëlluar me një armë gjahu teke të cilën e mbante pa leje në drejtim të punonjësve të policisë, ku ka mbetur i dëmtuar punonjësi i policisë A.H.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan dhe u asgjësuan 1300 bimë narkotike kanabis Sattiva. Gjithashtu u konstatua dhe një kabëll me anë të të cilit vidhej energji elektrike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe një armë gjahu tjetër pa leje”, sqaron policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat