Janë bërë të ditur edhe identitetet e tre personave të sulmuar mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Ilir Deromema (45 vjeç), pronar i një pike llotoje dhe Dhimitër Cani (60 vjeç), janë dy personat që kanë humbur jetën ndërsa Krenar Runaj (53 vjeç) është në gjendje të rëndë për jetën pasi ka marrë dy plumba në trup.
Ngjarja ka ndodhur sonte në njëlokal që shërben si pikë basteshsportive te “Rruga e Spitalit” në Vlorë, kur një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit dhe lënë të vdekur dy eprsona dhe një tjetër e ka plagosur.