Masakrohet për vdekje çifti, vetëm për një borxh 22 cent

Kronikë e zezë

Masakrohet për vdekje çifti, vetëm për një borxh 22 cent

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 17:37
ilustrim

Vetëm pse nuk kishin paguar një broxh prej 15 rupie (22 cent), një burri nga komuniteti “dalit” në Indi, i është prerë koka dhe gruaja e tij është copëtuar për vdekje. Sipas BBC ngjarja ka ndodhur në Utar Pradesh, ndërsa ai që ka kryer krimin e dyfishtë është Ashok Mishra, pronar i një dyqani ushqimesh në vend.

Gjithçka ka ardhur pasi disa ditë më parë, dy bashkëshortët kishin blerë në dyqanin e Mishras tre pako biskota për tre fëmijët e tyre. Në mëngjes shitësi i ka kërkuar çiftit të kthejë borxhin, por ata nuk kishin të paguanin dhe i thanë pronarit se do të paguanin në mbrëmje, pasi të kishin marrë rrogën ditore. Por autori i masakrës nuk ishte dakord dhe shkoi menjëherë në shtëpi për të marrë sëpatën dhe u kthye te dy bashkëshortët, duke vrarë në fillim burrin, të cilit i preu kokën dhe më pas gruan e cila tentonte të mbronte të shoqin. Autori është arrestuar nga policia.

Pas ngjarjes, komuniteti “dalit”, kasta më e ulët e shoqërisë indiane ka organizuar një protestë në rrugë.Ata kanë bllokuar rrugët dhe kanë protestuan mbi këtë incident që tronditi vendin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat