Plagoset 40 vjeçari nga Kosova në në burgun e Vaqarrit të Tiranës

Kronikë e zezë

Plagoset 40 vjeçari nga Kosova në në burgun e Vaqarrit të Tiranës

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 18:52
Burgu

Një 40 vjeçar nga Kosova është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Policia në Shqipëri njofton se bëhet fjalë për shtetasin Lili Dulaj i cili ishte i burgosur në burgun e Vaqarrit të Tiranës.

Ai është transportuar në Spitalin Ushtarak ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat