Itali, shqiptarët shpëtojnë një të moshuar nga mbytja, mediat: Engjëj kujdestarë

Kronikë e zezë

Itali, shqiptarët shpëtojnë një të moshuar nga mbytja, mediat: Engjëj kujdestarë

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 18:21
Ilustrim

Shqiptarët në Itali prej vitesh kanë marrë namin e keq për veprime në kundërshtim me ligjin, por gjatë pasdites së djeshme policia në zonën e Lendinara ndihmoi dy shtetas shqiptarë që ishin zhytur në ujë për të ndihmuar një 66 vjeçare që ishte hedhur në kanalin me qëllim vetëvrasjen.

Mediat italiane shkruajnë se falë intervenimit të shpejtë të këtyre “engjëjve kujdestarë”, gruaja u soll në breg.

E moshuara morri ndihmën e parë në spitalin e Trecenta dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat