Ja fotoja që çoi në burg shqiptarin e kapur me 128 mijë euro në makinë

Kronikë e zezë

Ja fotoja që çoi në burg shqiptarin e kapur me 128 mijë euro në makinë

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 22:57
Vladimir Cahani

Një shqiptar është arrestuar ngaPolicia britanike pasi u kap me 128 mijë euro në makinë.

Vladimir Cahani, 33 vjeç u ndalua në portin e Folkestone-s , teksa po udhëtonte me bashkëshorten Afërdita, 26-vjeçare për në Francë.

Autoritet besojnë se shqiptari po përdorte gruan e tij shtatzënë si dhe fëmijën 9-muajsh për të nxjerrë para jashtë Britanisë.

Pas kontrollit në makinën e tij, policia gjeti një foto në celularin e tij ku ai shfaqej me duart plot ,me para. Kjo foto coi më pas në zbulimin e parave në makinë.

Tek paratë e sekuestruara janë gjetur gjithashtu dhe gjurmët e gishtërinjve të dy shqiptarëve që janë dënuar me nga shatë dhe gjashtë vite burg në Reading në vitin 2014.

Ndërkohë, çifi që jeton ne Londër pritet që të dënohet për pastrim parash dhe vendimi i Gjykatës pritet që të jepet në shtator. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat