Tre djem e dy vajza shoqërohen në polici për konsumim narkotikësh

Kronikë e zezë

Tre djem e dy vajza shoqërohen në polici për konsumim narkotikësh

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 22:17
Ilustrim

Policia në Prizen ka shoqëruar për në stacionin policor tre djem dhe dy vajza të dyshuar se ishin duke konsumuar narkotikë.

Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 15:00, ku në vazhdën e hetimit të rasteve të vjedhjeve, grupi hetimor i drejtorisë rajonale të policisë, në mbështetje edhe të njësive tjera operative kanë kryer bastisje në një shtëpi në fshatin Nashec të Prizrenit.

“Gjatë kontrollit janë gjetur: një pushkë automatike e llojit të panjohur; sasi e vogël e marihuanës; një pako “rizlla” që përdorën për narkotik; një mulli për bluarjen e narkotikëve  dhe  një “bong” për thithjen e marihuanës. Janë shoqëruar për në stacion policor tre të dyshuar dhe pas intervistave, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari R. Thaçi ndalët nën masën e arrestit policor”, thuhet në njoftimmin e PK-së.

Të tjerët janë liruar ndërsa provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat