13 të arrestuar për 24 orë, 10 të tjerë në mbajtje

Kronikë e zezë

13 të arrestuar për 24 orë, 10 të tjerë në mbajtje

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 14:02
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Kosovë, brenda 24 orëve, janë arrestuar 13 persona, ndërsa 10 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Nga njoftimi i Policisë bëhet e ditur, se personat  e arrestuar, kanë qenë më herët në kërkim nga Policia, ndërsa dyshohen për vepra të ndryshme penale.

Policia njofton se brenda 24 orëve kanë ndodhur 82 aksident, prej të cilëve nuk ka pasur me fatalitet, ndërsa 21 kanë qenë me të lënduar, përderisa 61 të tjerë kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Brenda 24 orëve, janë shqiptuar 1076 tiketa trafiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat