I përplas dallga pas shkëmbit, vdes babai, rëndë vajza 2 vjeçe

Kronikë e zezë

I përplas dallga pas shkëmbit, vdes babai, rëndë vajza 2 vjeçe

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 14:49
Pamje nga tragjedia

Një tragjedi familjare ka ndodhur në një plazh të Anglisë. Një burrë ka vdekur dhe vajza e tij 2 vjeçe po trajtohet në spital, pasi janë përplasur pas një shkëmbi nga një dallgë e fuqishme në det. Në momentin që kanë nisur dallgët e mëdha, burri, gruaja dhe fëmija e tyre ndodheshin në vështirësi, transmetojnë mediet ndërkombëtare.

Babai ka ndërruar jetë dhe kjo u konfirmua nga autoritetet. Vajza e vogël ndërkohë po lufton me jetën në spital. Skuadra e shpëtimit u përpoq që të shpëtojë të gjithë anëtarët e familjes, por arriti të shpëtojë vetëm gruan dhe vajzën. E gjithë ngjarja ka ndodhur në Kornuoll të shtetit anglez.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat