Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në fshatin Lubizhde të Prizrenit, ku dy persona t dyshuar të panjohur me një motoçikletë dyshohet të kenë shtënë nga ajri.
Sipas policisë, të dyshuarit janë larguar në drejtim të pa njohur.
Nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja të armës.