Shqiptari fsheh kokainën në gojë, arrestohet nga policia italiane

Kronikë e zezë

Shqiptari fsheh kokainën në gojë, arrestohet nga policia italiane

Më: 4 shtator 2016 Në ora: 19:53
Kokaina

Një 22 vjeçar shqiptar me qëndrim të paligjshëm në u arrestua nga policia italiane në Teramo për posedim të lëndëve narkotike.

Arrestimi i shqiptarit u bë në qendër të Teramos, në Via de Vincentiis.

Ai u bllokua në bordin e një Audi me rreth 6 gram kokainë. Shqiptari është përpjekur ta zhdukë kokainë duke e futur në gojë, por për fat nuk e ka gëlltitur atë.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari dyshohet të jetë anëtar i ndonjë organizate të vogël shpërndarësish droge.

Ndërkohë, policia zhvilloi kërkime në banesën e tij ku u gjetën edhe 7 mijë euro para të gatshme, tre celularë, si dhe sasi të vogla kokaine.

Në pritje të gjyqit ku do të vendoset përfundimisht për të, shqiptari është vendosur në arrest shtëpie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat