Gjendet një foshnje e braktisur te koshi i plehrave

Kronikë e zezë

Gjendet një foshnje e braktisur te koshi i plehrave

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 18:45
Ilustrim

Një fëmijë i braktisur është gjetur ditën e sotme nga policia bashkiake pranë një koshi plehrash. Fëmija rreth dy vjeç ishte braktisur pranë kantierit të mbeturinave tek zona e Arkivit Qendror të Shtetit.

Efektivët e Policisë Bashkiake kanë pikasur fëmijën që ishte i vetëm në karrocë dhe i janë afruar. I mituri ishte i lidhur dhe flinte gjumë. Menjëherë policia bashkiake mori në ruajtje fëmijën dhe njoftoi Policinë e Shtetit e cila ka mbërritur në vend dhe ka nisur hetimet.

Aktualisht Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve në Bashkinë e Tiranës po merret me trajtimin e rastit. Ndërkohë policia ka marrë në pyetje banorë të zonës për të identifikuar familjarët e vogëlushit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat