Në aheng familjar vjedh një revole që kishte leje zyrtare

Kronikë e zezë

Në aheng familjar vjedh një revole që kishte leje zyrtare

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 16:50
Ilustrim

Policia e Prizrenit bën të ditur se ka arritur të e identifikojnë dhe te shoqërojnë të dyshuarin B .Q (1977) pasi që i njëjti më 12 gusht derisa ishte tek në një aheng familjar në fshatin Lubizhdë të Hasit, ia kihste vjedhur një personi tjetër revolen që kishte me leje.

Revolja është vjedhur në veturën e viktimës  S. M, ku sipas Policisë ishte pistoletë e modelit Beretta-92-FS-Compact-L-Type—M9A1 i kalibrit 9 mm me numër serik Ber-692313 dhe një karikator me 8 fishek të kalibrit të njëjtë.

Policia njofton se është konfiskuar  pistoleta, e  cila kishte leje  zyrtare e lëshuar nga MPB-ja e cila është pronë e viktimës së cekur më lart. Në konsultim me Prokurorin kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, rasti shkon me procedurë të rregullt.  Rasti është duke u hetuar nga njësiti hetimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat