Aksident në magjistralen Prishtinë – Pejë, lëndohen zyrtaret e Komunës së Drenasit

Kronikë e zezë

Aksident në magjistralen Prishtinë – Pejë, lëndohen zyrtaret e Komunës së Drenasit

Më: 8 shtator 2016 Në ora: 10:34
Ilustrim

Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Pejë ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha, i cili konfirmoi se personat e lënduar nga ky aksident ku u shkaktuan edhe dëme materiale, janë dy zyrtare të departamentit të qendrës për regjistrim në Komunën e Drenasit.

Zëdhënësi Hoxha tha gjithashtu se me rastin është duke u marr njësia për trajtimin e aksidenteve në autostradë dhe të gjitha ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Bëhet e ditur që njëra nga dy veturat e aksidentuara, ishte veturë zyrtare e Komunës së Drenasit.

Personat e lënduara, janë dërguar për trajtim të menjëhershëm në QKUK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat