"Mjekët nuk e vizituan në kohë", policia zbulon përgjegjësit për vdekjen e nënës dhe foshnjes

Kronikë e zezë

"Mjekët nuk e vizituan në kohë", policia zbulon përgjegjësit për vdekjen e nënës dhe foshnjes

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 14:11
Ilustrim

Policia e Tiranës ka përfunduar hetimet për ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik një ditë më të, vdekjes në maternitet të nënës në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe foshnjës së saj.

Blutë e kryeqytetit i kanë referuar rastin për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës duke bërë përgjegjës për vdekjen e tyre neglizhencën e mjekëve.

Sipas Policisë së Tiranës, mjekët që kanë qenë në turnin e natës në maternitetin “Koço GLiozheni” me profesion kirurg dhe gjinekolog, nuk i kanë dhënë në kohë shërbimin shëndetësor pacientes 35-vjeçare, ku si pasojë ajo dhe fëmija ndërruan jetë.

Njoftimi zyrtar i Policisë

Më datë 16.09.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit H.K, D.D dhe N.C, vjeç 47, 45 e 51, banues në Tiranë, me profesion kirurg e gjinekolog, pasi dyshohet se gjatë natës, në maternitetin “Koço Glozheni”, ka ardhur për të lindur shtetësia A.C, vjeç 35, banuese në Tiranë, ku dyshohet se si pasojë e moskryerjes në kohë të shërbimit shëndetësor, ajo dhe fëmija kanë ndërruar jetë. Neni 96 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat