Vjedhje e rëndë në Suharekë

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë në Suharekë

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 13:03
ilustrim

Janë arrestuar dy persona në Suharekë, ku njëri prej tyre dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë, ndërsa tjetri ka blerë gjësendet e vjedhura.

Pas një pune intensive Sektori i hetimeve te stacionit policor ne Suharekë,  ka arritur te identifikoj dhe te arrestoj  te dyshuarin M R i datëlindjes 1994, lidhur me një rast Vjedhje e Rënde”, ka njoftuar policia.

Sipas PK-së, I dyshuari pas intervistimit ka pranuar se ka vjedhur një makinë shpuese dhe një motosharrë Still të cilat i ka shitur  tek i dyshuari  E I, i datëlindjes 1984.

Gjësendet e vjedhura janë konfiskuar nga Policia, ndërsa është njoftuar Prokurori i shtetit e me urdhër te cilit te dyshuarit  ndalohen për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat