Arrestohet shqiptari në Itali, dhunoi gruan dhe djalin 6-muajsh

Kronikë e zezë

Arrestohet shqiptari në Itali, dhunoi gruan dhe djalin 6-muajsh

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 12:54
Ilustrim

Policia italiane, ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për “keqtrajtim në familje dhe lëndime personale”.

Shqiptari të cilit nuk i bëhet i ditur emri, ka qenë person me precedent të mëparshëm penal, dhe ndodhej në arrest shtëpie për grabitje dhe lëndim personi. Por kësaj here pre e dhunës së tij ka rënë bashkëshortja dhe djali i tij i cili ishte disa muajsh si dhe kunati minoren.

Mediat italiane shkruajnë se gruaja e tij dhe djali 6-muajsh kishin qenë nën kujdesin shëndetësor në Spitalin e Pescia, për shkak të dhunës së ushtruar, por pas denoncimit, gruaja dhe djali janë vendosur në një shtëpi të mbrojtur në Toscana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat