Bie nga muri, gjen vdekjen punonjësi i OSHEE-së në Vlorë

Kronikë e zezë

Bie nga muri, gjen vdekjen punonjësi i OSHEE-së në Vlorë

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 14:21
Ilustrim

Një punonjës i OSHE-së ka gjetur vdekjen duke kryer punime me kabllo elektrike në fshatin Grabian. Sipas policisë, rreth orës 12:30, në spitalin rajonal të Vlorës ka mbërritur i pajetë 23-vjeçari Shyqyri Baraj.

Dyshohet se ai ka rënë nga një mur, në punime e sipër me kabllot elektrike dhe për shkak të dëmtimeve të rënda është dërguar menjëherë drejt spitalit.

Fatkeqësisht 23-vjeçari Baraj ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e Vlorës dhe po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat