Zbardhet skema, ja si motër e vëlla shfrytëzonin të miturën për seks

Kronikë e zezë

Zbardhet skema, ja si motër e vëlla shfrytëzonin të miturën për seks

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 13:36
Motra e vëllau nga Durrësi

Një motër e vëlla nga Durrësi (në foto) kanë detyruar një të mitur 14 vjeçe të prostituonte për ta kundrejt 3 deri 5 mijë lekëve.

Është shumë e çuditshme kur vetë ata janë shumë të rinj dhe s’kanë mbushur ende 20 vjeç dhe kishin marrë përsipër të fitonin para në këtë mënyrë të paligjshme.

Ata e rrihnin dhe e detyronin vajzën minorene, që të kryente seks kundrejt pagesës.

Policia e Durrësit ka mundur t’i arrestojë tutorët “e vegjël” dhe njoftoI se motër e vëlla në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke ushtruar dhunë fizike kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në hotele të ndryshme në qytetin e Durrësit, një vajzë të moshës 14 vjeçe, me iniciale H.XH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat