Vidhnin në banesa dhe dyqane, arrestohet 16-vjeçarja

Kronikë e zezë

Vidhnin në banesa dhe dyqane, arrestohet 16-vjeçarja

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 10:23
Ilustrim

Një 16-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Tiranës për vjedhje në banesa.

Malbora K. është arrestuar nga efektivët e komisariatit nr. 5, pasi policia arriti të dokumentonte një sërë vjedhjesh që ajo dhe bashkëpunëtori i saj, A.X., 23 vjeç, kishin kryer në banesa dhe dyqane.

A. X., 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë, është shpallur në kërkim.

Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas, janë autorë të dyshuar të ngjarjeve si më poshtë:

Më datë 29.02.2016, në dyqanin e shtetasit L. K., kanë vjedhur telefonin tip "iPhone".

Më datë 17.05.2016, në një dyqan shërbimesh telefonike, me operatore shtetasen J. B., kanë vjedhur një orë të markës "Mikyd Woc".

Më datë 19.07.2016, në mjetin tip "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit I. R., kanë vjedhur një çantë, në të cilën kishte disa karta dhe një shumë monetare.

Më datë 29.07.2016, në banesën e shtetases B. K., kanë marrë një shumë monetare dhe disa bizhuteri.

Më datë 30.07.2016, në banesën e shtetasit O. S., kanë  vjedhur një shumë monetare dhe disa bizhuteri.

Më datë 22.08.2016, shtetases M. S., kanë tentuar t’i vjedhin çantën.

Më datë 23.08.2016, shtetases N. C., i kanë vjedhur çantën bashkë me disa sende personale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat