I dehuri dhunon punonjësit e policisë, arrestohet

Kronikë e zezë

I dehuri dhunon punonjësit e policisë, arrestohet

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 11:00
ilustrim

Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet se ka goditur një punonjësit e policisë. Në pranga përfundoi Erenuik Memaj, 25 vjeç, banues në këtë qytetar. Familjarët e tij lajmëruan policinë, pasi i riu ishte në gjendje të dehur dhe donte të udhëtonte me makinë.

“Më datë 08.10.2016, ora 21:15, familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë, pasi  Memaj ishte në gjendje të dehur dhe donte të udhëtonte me mjet. Menjëherë në ndihmë të familjarëve kanë shkuar Efektivat e Policisë. Gjatë shoqërimit në polici, i arrestuari ka goditur punonjësin e policisë”, sqaron policia lokale.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Goditjet për shkak të detyrës” dhe” Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat