Italia kap dy vëllezërit shqiptarë me iniciale të njëjta, "koka" të trafikut të drogës

Kronikë e zezë

Italia kap dy vëllezërit shqiptarë me iniciale të njëjta, "koka" të trafikut të drogës

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 18:14
G.A

Dy vëllezër shqiptarë, 19 dhe 26 vjeç, janë vënë në pranga nga policia italiane pasi akuzohen si “koka” të një organizate kriminale në shtetin fqinj që vepronte në fushën e trafikimit të drogës.

Dy vëllezërit me inicialet G.A akuzohen se kanë furnizuar me kokainë dhe hashash disa shpërndarës droge që vepronin në bregdetin e Adriatikut.

Policia italiane shkatërroi të gjitha organizatën gjatë operacionit të koduar “ “Bloodborne”, ku u vunë në pranga të gjithë anëtarët, kryesisht shqiptarë. Ndaj një 22-vjeçari italian dhe një 24-vjeçari shqiptar me iniciale S.K., është ekzekutuar masa e sigurisë së arrestit shtëpiak. Policia ka sekuestruar 250 gram kokainë dhe rreth një kile hashash.

Gjatë hetimeve janë arrestuar dhe shpërndarës e korrierë droge. Në pranga është vënë një 39-vjeçar napolitan, edhe ai me banim në San Benedetto del Tronto, si dhe një maroken.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat