Përdor armën në gjendje të dehur, vetëdorëzohet në polici prizrenasi

Kronikë e zezë

Përdor armën në gjendje të dehur, vetëdorëzohet në polici prizrenasi

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 11:57
Ilustrim

Pak pas mesnatës së djeshme, rreth orës 01:30 minuta, një qytetar me banim në rrugën “Vëllezërit Dehiri” në Prizren, pas një mosmarrëveshje me familjarët e tij dhe nën ndikim të alkoolit, ka shkrepur 1 fishek me armë zjarri të llojit pistoletë.

Më pas i njëjti vullnetarisht është paraqitur në stacion policor për të treguar për rastin, njofton Policia e Kosovës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer procedurat e kërkuara për raste të tilla. Është sekuestruat një pistoletë “Zastava” me 12 fishekë.

Është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që i dyshuari të lirohet pasi të zhdehet ndërsa provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat