Grabitje me armë në një karburant në Krujë

Kronikë e zezë

Grabitje me armë në një karburant në Krujë

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 13:13
Ilustrim

Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një karburant në rrugën Fushë Krujë-Krujë.

Rreth orës 04:15 në rrugën nacionale Fushë Krujë-Krujë, në një pikë karburanti, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë rojes së karburantit, shtetasit A.B. rreth 42  vjeç,  10 000 lekë dhe më pas janë larguar.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat