Maqedonasi kapet duke blerë nëpër Sarandë me euro falso

Kronikë e zezë

Maqedonasi kapet duke blerë nëpër Sarandë me euro falso

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 11:06
Ilustrim

Një maqedonas, 33 vjeç, ka gjetur qytetin e Sarandës për të bërë pazar me eurot falso që kishte në xhepa. Por është pikasur nga shitësit pasi bleu dy karta celulari dhe më tej, edhe një palë këpucë.

Ai quhet Sevgyl Kasumi, 33 vjeç, lindur në Maqedoni dhe banues në Itali.

Policia njoftoi se më datë 13.10.2016, në lagjen nr.4 Sarandë, Kasumi ka blerë në dyqanin e shtetases E.Xh., dy karta për aparatë celular, për të cilat ka dhënë 1 kartmonedhë me prerje 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Më pas, ka shkuar në lagjen nr.1 në dyqanin e shtetasit Th.D., dhe ka blerë një palë këpucë në këmbim të 50 euro-ve të tjera, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar gjithashtu.

Nga kontrolli fizik që i është ushtruar këtij shtetasi, Policia i ka gjetur disa monedha të tjera të cilat dyshohen se janë të falsifikuara, arsye të cilat kanë çuar në arrestimin e këtij shtetasi për veprën penale "Falsifikimi i kartmonedhave".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat