Arrestohen 2 shpërndarës droge në Shkodër, kërkohet i treti

Kronikë e zezë

Arrestohen 2 shpërndarës droge në Shkodër, kërkohet i treti

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 09:56
Ilustrim

Arrestohen 2 shpërndarës droge në lagjen Kiras të Shkodrës dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Policia vendore njoftoi se ka vënë në pranga, Edmir Demirajn, 28 vjeç dhe Avni Kuçajn, 30 vjeç, të banues në Shkodër dhe ka shpallur në kërkim një 18-vjeçar nga ky qytet me iniciale A.SH.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë me një sasi prej 5.3 kg  kanabis që në bashkëpunim me shtetasin e shpallur në kërkim do ta shisnin.

Të rinjve të arrestuar iu sekuestruan edhe dy makina:  një Benz me targa AA 399 CI dhe një Citroen me targa AA 584 MO

Materialet  iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" në bashkëpunim parashikuar nga neni 283-25 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat