Arratiset nga vendi i dënimit shqiptari i rrezikshëm

Kronikë e zezë

Arratiset nga vendi i dënimit shqiptari i rrezikshëm

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 18:30
Ilustrim

Një shqiptar i dënuar është arratisur nga vendi i vuajtjes së dënimit. Bëhet fjalë për një shqiptar i cili ishte dënuar me punë të detyrueshme.

Ai ka humbur gjurmët që prej ditës së djeshme, ndërsa policia e Spezias është vënë në ndjekje të tij.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte dënuar për “shfrytëzim prostitucioni”, “shpërndarje droge” dhe “tentativë vrasje”.

“Që prej mëngjesit të djeshëm ai është shpallur i arratisur”, është shprehur Fabio Pagani, sekretari i Policisë së Burgjeve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat