Personi që plagosi dje 15 vjeçarin armën e kishte fshehur në park, arrestohet

Kronikë e zezë

Personi që plagosi dje 15 vjeçarin armën e kishte fshehur në park, arrestohet

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 11:58
Ilustrim

Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Prishtinë ku sipas policisë i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Lidhur me rastin i dyshuari së bashku me dy prindërit është vetdorëzuar në stacionin policor, ndërsa armën të cilën e ka përdorur në rast sipas tij e ka hedhur në parkun e qytetit.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes por nuk e ka gjetur armën. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat