Të shtëna me armë zjarri përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 19:19
Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 3 nentor në vendin e quajtur Kali i Trojës.

Sipas informacioneve të para policore fatmirësisht nuk bëhet fjalë për persona të plagosur.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja, ndërsa autori është larguar në drejtim të paditur.

Forcat e policisë kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat