Të shtëna me armë në Vlorë, fotot e para nga vendngjarja

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Vlorë, fotot e para nga vendngjarja

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 19:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në vendin e njohur si “Kali i Trojës”, në qytetin e Vlorës, mbrëmjen e së enjtes janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.Paraprakisht mësohet se një person ka qëlluar të paktën dhjetë herë në ajër me një armë automatike.

Ngjarja ka ndodhur në një pikë bastesh të zonës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. 

Fatmirësisht nuk të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që autori i shkrepjes së armës është larguar me shpejtësi.

Policia thotë se ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat