Vdes në burgun e Prizrenit aktivisti i VV-së, deklarata të ndryshme nga zyrtarët

Kronikë e zezë

Vdes në burgun e Prizrenit aktivisti i VV-së, deklarata të ndryshme nga zyrtarët

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 17:30
Astrit Dehari

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sërish për vdekjen e aktivistit të saj, Astrit Dehari, i cili gjendej në paraburgim në burgun në Prizren. Ky subjekt politik kërkon që vdekje e Deharit të zbardhet nga institucionet e vendit.

Vetëvendosje thotë se ka pasur deklarata kontraktiktore të organeve të shtetit lidhur me këtë rast por thonë s ejanë duke bërë maksimumin që të marrin vesh të vërtetën mbi vdekjen e Astrit Deharit.

Ky është reagimi i plotë i Vetëvendosjes:

Astrit Dehari mbahej në burg prej 68 ditësh si i burgosur politik me prova të fabrikuara në një proces të montuar gjyqësor.

Në këto momente të rënda për familjarët dhe shokët e Astrit Deharit, dhe për të gjithë ne, Lëvizja VETËVENDOSJE! po ndjek nga afër deklaratat kontradiktore të organeve të shtetit të Kosovës lidhur me vdekjen e tij. Astrit Dehari po mbahej në burg prej 68 ditësh bazuar mbi akuza të montuara për terrorizëm nga Prokuroria dhe Policia e kapur e Kosovës. Astrit Dehari ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Nga njëra anë, Drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, ka deklaruar se Astrit Dehari ka vdekur rrugës për në Spitalin e Prizrenit për shkak të konsumimit të barnave. Nga ana tjetër, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka deklaruar se Astrit Dehari ka vdekur pasi ka mbërritur në Spitalin e Prizrenit dhe ende nuk ka nxjerr raport mbi vdekjen e tij. Burime të tjera tregojnë se Astrit Dehari mund të ketë vdekur në burg si pasojë e mungesës së duhur të kujdesit ndaj shëndetit të tij. Kurse kryeprokurori i Prizrenit deklaron se vdekja është e dyshimtë. Të gjitha këto janë informata kontradiktore dhe të papërputhshme.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bërë disa herë thirrje dhe protesta për lirimin e aktivistit Astrit Dehari dhe 5 aktivistëve të tjerë që ende mbahen si të burgosur politikë. Protesta e fundit për lirimin e aktivistit Astrit Dehari është mbajtur dje pranë burgut të Prizrenit, por kërkesa jonë e drejtë ka rënë në vesh të shurdhër.

Përtej deklaratave kontradiktore të organeve të shtetit, ndërkohë që ende jemi duke bërë maksimumin për të marrë vesh të vërtetën e plotë mbi ngjarjen, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban pikësëpari përgjegjës për këtë vdekje zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës, Prokurorinë dhe Qeverinë e Kosovës që e kanë mbajtur Astrit Deharin si të burgosur politik për 68 ditë rresht pa zhvilluar një gjykim të paanshëm dhe të drejtë me akuza krejtësisht të montuara.

Sylë Hoxha: Dehari kishte gërvishtje në qafë dhe duar

Kryeprokurori i Prizrenit, Hoxha: Vdekje e dyshimtë e Deharit, po hetojmë në të gjitha pistat

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha ka konfirmuar se vdekja e Astrit Deharit është duke u konsideruar si “vdekje e dyshimtë” derisa ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, Prokuroria, Shërbimi Korrektues dhe janë duke e pritur edhe mjekësinë ligjore.

“Na jemi në vend të ngjarjes dhe të gjitha ekipet janë duke u marrë me këtë çështje. Po presim edhe arritjen e mjekësisë ligjore dhe unë personalisht jam këtu”, ka thënë Hoxha.

“Ne e kemi konsideruar si vdekje të dyshimitë dhe më pas do të dalim me të gjetura”, ka shtuar ai.

Ironizon avokati Gashi: Pushteti le të krenohet që ka një terrorist më pak

Avokati Tomë Gashi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka hedhur dyshime për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje. “Shkaku i vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari është i dyshimtë, dhe nga kush duhet të vërtetohet, nga pushteti që e burgosi si terrorist, apo nga ekspertet të cilëve familja e tij ju beson?

Postimi i plotë i Gashit:

Shkaku i vdekjes te aktivistit te Vetevendosjes Astrit Dehari eshte i dyshimt,dhe nga kush duhet te vertetohet, nga pushteti qe e burgosi si terorist, apo nga ekspertet te cilve familja e tij ju besone?

Astrit Dehari do te duhej te ishte i sigurt ne burgun e Prizrenit sepse burgu menaxhohet nga shteti. Ne te vertet Astrit Dehari nuk do te duhej te ishte fare ne burg, nese do te kishim drejtesi te pa politizuar. Por drejtesia e politizuar ka vertetetuar zenjen e shtetit nga ana e pushtetit.

Per 67 dite Astrit Dehari u mbajt ne paraburgim vetem per shkak se e donte kombin e vete shqipetar, donte qe flamuri i tij te jete kuq e zi dhe ishte pjestar aktive e levizjes Vetvendosje.

Per 67 dite Astriti u mbajt ne burg pa te drejt duke u trajtuar nga pushteti si "terorist " kunder shtetit te kapur nga pushteti.

Sot pasi qe Astriti nuk eshte me ne mesin tone, pushteti le te krenohet se e ka nje terorist me pak... Pyetja e fundit eshte se a duhet te lejojm qe shkakun pse Astriti me nuk eshte ne mesin tone a duhet ta vertetojn pjestaret e pushtetit qe e arestuan pa faj, ata qe e mbajten ne paraburgim pa as nje arsye ... Apo shkakun pse Astriti nuk esht me ne mesin ton duhen ta thone ekspertet te cileve familja e Astrit Deharit ju beson...dhe asnji ''expert '' kete here te mos e marr guximin qe vrasjen eventuale ta beje vetevrasje sic i kan vepruar ne disa raste...

Kujt ti besojm ne keto rrethana trishtuese ??? kete per momentin nuk e din askush per ''expert '' fjalen e fundit duhet ta jap familja.

Policia: Astriti konsumoi barna, ra në komë dhe vdiq rrugës për spital

Drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi ka treguar se Astrit Dehari kishte konsumuar barna dhe kishte rënë në komë. Krasniqi ka treguar se ishte duke shkuar në spital kur ka ndërruar jetë aktivisti i Vetëvendosjes.

“Në bazë të informatave të para që kemi marrë nga drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, viktima ka përdorur disa medikamnte dhe ka ra në gjendje kome. Rrugës për në emergjencë ka ndërruar jetë. Në emergjencë ka shkuar pa shenja jete,” tha Krasniqi.

Ai deklaroi se policia është duke kryer procedurat e nevojshme.

“Të gjitha ekipet policore së basku me prokurorin kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer procedurat e nevojshme,” tha Krasniqi.

Astrit Dehari ka qenë njëri nga gjashtë të akuzuarit për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në gusht të këtij viti.

Vetëvendosje: Shoku ynë, Astrit Dehari, nuk është më mes nesh

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar vdekjen e aktivistit të tyre Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se Astrit Dehari, ka humbur sot jetën tragjikisht në moshën 26 vjeçare.

“Shoku ynë, aktivisti shembullor, Astrit Dehari, nuk është më mes nesh

Shoku ynë, aktivisti shembullor, Astrit Dehari, ka humbur sot jetën tragjikisht në moshën 26 vjeçare. Të gjithë ne e kemi gati të pamundur ta besojmë vdekjen e tij që na ka tronditur e na ka pikëlluar thellë në shpirt. Në këto momente tejet të rënda, Lëvizja VETËVENDOSJE! gjendet pranë familjarëve dhe miqve të ngushtë të Astritit, gjendemi sot pranë njëri-tjetrit ne që e kishim atë shok dhe vëlla, ne që do ta kujtojmë atë përherë me dashuri.

Astriti u shua tepër herët. Ai ishte në përfundim të studimeve për mjekësi në Universitetin e Prishtinës. Me jetën dhe përkushtimin e tij ndaj çështjes shqiptare, ndaj popullit tonë, ndaj studimeve, ndaj shokëve dhe shoqeve, dhe ndaj familjes së tij, Astriti na ka dhënë të gjithëve forcë dhe frymëzim. Në shembullin e jetës dhe përkushtim të tij ne sot gjejmë forcën ta bëjmë të pamundurën ta ngushëllojmë sado pak familjen e tij dhe veten teksa ende e kemi vështirë ta besojmë se ai nuk do jetë më në mesin tonë.

Për të gjithë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për familjarët, shokët dhe shoqet e Astritit, ai po largohet nga kjo jetë si hero i popullit për të cilin ai nuk u kursye kurrë. Si hero do ta përcjellim në banesën e tij të fundit, si hero do ta kujtojmë përgjithmonë”, thuhet në komunikatën e VV-së./BS

Astrit Dehari i dha fundë jetës në burgun Prizrenit

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij në burgun e Prizrenit, bëjnë të ditur burime të KosovaPerss-it brenda burgut.

Astrit Dehari, ishte i arrestuar pas sulmit që ka ndodhur ndaj Parlamentin të Kosovës, dhe që 68 ditë ishte i paraburgosur në burgun e Prizrenit.

Astriti është djali i veprimtarit Avni Dehari, të cilit vite më parë i është mbytur edhe djali tjetër, duke rënë nga ndërtesa ku banonte.

Vdes në burgun e Prizrenit aktivisti i VV-së Astrit Dehari

Ka ndërruar jetë në rrethana krejtësisht të panjohura aktivisti i Vetëvendosjes Astrit Dehari.

Lajmin për këtë rast e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili njofton opinionin se sot më 05.11.2016 në rrethana ende të pasqaruara, i paraburgosuri A.D. ndrroi jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, shpreh keqardhje të thellë për rastin tragjik të ndodhur sot në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse së shpejti do të japin raport për rrethanat dhe detajet e këtij akti tragjik”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, i pandehuri A.D. ishte në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale nga neni 136, par. 1, lidhur me nenin 135, par. 1, nënpar. 1.7 të KPRK-së dhe dyshim i bazuar për veprën penale neni 374 par. 1 të KPRK.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme, Lëvizja Vetëvendosje mbajti një aksion simbolik pranë burgut të Prizrenit, aty ku sipas tyre padrejtësisht po mbahej, 67 ditë Astrit Dehari.

Po ashtu, vite më parë vëllai i Astrit Deharit pati bërë “Vetëvrasje” në lagjen e Spitalit. Ai kishte rënë nga katet e sipërme të banesës së tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat