Konfiskohen dy armë në Vushtrri

Kronikë e zezë

Konfiskohen dy armë në Vushtrri

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 13:38
Armë të konfiskuara, ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vushtrri ka konfiskuar dy armë gjatë ditës së djeshme.

Kjo pas marrjes së një informacioni, ku thuhej se në periferi të Vushtrrisë dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri në ajër.

“Njësitë përkatëse policore kanë lokalizuar zonën ku dyshohej se kishte të shtëna, me ç’rast është ndaluar një automjet me targa vendore në të cilin ndodheshin dy të dyshuarit M. H. 53 vjeçar dhe F. A. 39 vjeçar, ku gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy armë të gjata, një thikë dhe 12 gëzhoja”, ka njoftuar policia.

Pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’, si dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës'./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat