Tragjike, një i ri dhe një grua i japin fund jetës brenda 2 orësh në Durrës

Kronikë e zezë

Tragjike, një i ri dhe një grua i japin fund jetës brenda 2 orësh në Durrës

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 11:04
Ilustrim

Një grua dhe një djalë i ri i kanë dhënë fund jetës brenda 24 orësh në Durrës. Burime nga policia thanë se të dyja ngjarjet e rënda kanë ndodhur në Fllakë të Durrësit.

Burimet policore thanë se dje rreth orës 10:40, në spital ka mbërritur e vdekur 46-vjeçarja me inicialet F. C., 46 vjeçe, banuese në Fllakë, Durrës.

Gruaja ishte vetëvarur me litar në një ambient pranë banesës së saj. Nga hetimet e kryera rezulton se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.

Po dje rreth orës 12:00 është vetëhelmuar duke pirë fostoksinë, në banesë shtetasi D.D. 26 vjeç, banues në Fllakë, Durrës.

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në Spitalin”Nënë Tereza”, Tiranë.  Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas vuante nga depresioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat