Në Mitrovicë konfiskohet dy armë

Kronikë e zezë

Në Mitrovicë konfiskohet dy armë

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 16:13
Ilustrim

Në mesditën e sotme Policia në Mitrovicë në dy lokacione të ndryshme konfiskon dy armë.

Në rastin e  parë, është realizuar një urdhër kontroll i një shtëpie,  me ç’ rast është konfiskuar një  ’pushkë automatike’.

Ndërsa në rastin e dytë mbi bazën e një informacioni për posedim të armës,  është identifikuar dhe ndaluar  një veturë, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe  konfiskuar një armë e llojit ’pistoletë’, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.

Dy të dyshuarit pas procedurave intervistuese  janë   liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet për vepër penale ‘‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës'.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat