Më 29 nëntor në rrugën "Shemsi Ahmeti’’ të Mitrovicës ndodhi një rrahje, në të cilën mbeti i lënduar një 20 vjeçar.
Policia, e cila kishte arritur menjëherë në vendin e ngjarjes, bën të ditur se viktimë ishte i riu D.H., 20 vjeçar, ndërsa plagosja ishte shkaktuar nga një mjet i fortë, që dyshohet të jetë sopatë. Atij ndihma e parë i ishte dhënë në spitalin rajonal në Mitrovicë, dhe pas tretmanit ishte liruar në shtëpi.
Policia po ashtu rikujton se në vendngjarje si dëshmi materiale janë konfiskuar: një sopatë, një kaçavidë, një sqepar (gdhendës), dy shkopinj druri dhe një thikë.
Mbi bazën e gjurmëve të mbetura në vendin e ngjarjes si dhe elementeve të tjera rrethanore, hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar: K.B., 18 vjeçar, A.K., 20 vjeçar, B.H., 19 vjeçar dhe A.H., 16 vjeçar.
Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të Shtetit, të dyshuarit B.H., 19 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, të dyshuarit A.H., 16 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë, kurse dy dyshuarit K.B., 18 vjeçar, A.K., 20 vjeçar, pas intervistimit janë liruar.
Bazuar në pasojat e ngjarjes sipas prokurorit te shtetit, rasti hetohet si vepër penale ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘pjesëmarrje në rrahje’./BS/