Analisti dhe gazetari Andrea Stefani ka ndërruar jetë, pas një sëmundjeje të rëndë. Stefani kurohej prej kohësh në një spital në Romë.
Prej më shumë së 20 vitesh Stafani ka punuar si gazetar dhe analist në shumë media.
Njihet për qëndrimet dhe pikëpamjet jo konformiste me pushtetet e radhës në Shqipëri. Dimensionit të tij si gazetar i bashkëngjitet edhe aktivizmi i theksuar veçanërisht në përpjekjet qytetare kundër korrupsionit dhe dominimit autoritarist të shtetit.
Ka qenë kryeredaktor dhe themelues i së përditshmes “Shekulli” dhe për shumë vjet drejtues i programit investigativ antikorrupsion “Hapur”. Për më shumë se 10 vjet është mjaft i pranishëm në debatet e përjavshme televizive. Është autor i librit publicistik “Albanistan”.