Të armatosur dhe me maska, marrin peng rojën dhe grabisin firmën

Kronikë e zezë

Të armatosur dhe me maska, marrin peng rojën dhe grabisin firmën

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 16:27
Ilustrim

Një tjetër grabitje ka ndodhur në orët e mbrëmjen, por këtë herë ngjarja ka ndodhur në Laç. Burime zyrtare nga policia thanë se tre persona të armatosur dhe me maska kanë mbajtur peng fillimisht rojën dhe më pas kanë grabitur firmën.

“Në një firmë materiale ndërtimi në pronësi të qytetari me inicialet M. V. , tre persona të maskuar pasi kanë mbajtur pa e dhunuar fizikisht rojën e objektit, kanë hapur me forcë qepenat dhe kanë vjedhur disa materiale”, thanë për SYRI.net burime nga policia.

Pas grabitjet të maskuarit janë larguar, ndërsa policia është njoftuar nga roja. Uniformat blu thanë se janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat