Prindërit vranë vajzën që të mos i shqetësonte gjatë intimitetit

Kronikë e zezë

Prindërit vranë vajzën që të mos i shqetësonte gjatë intimitetit

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 16:15
Çifti Michala Pyke dhe ish– partneri John Rytting

Një vajzë vetëm 4 vjeçare është vrarë nga nëna e saj e cila i dha asaj një kokteil drogërash në mënyrë që të shkonte e qetë më të dashurin e saj. 

Ajo vdiq në 2013 –ën pasi u gjet pa ndjenja në shtëpinë e çiftit në Grimsby, Linconshire.

Çifti Michala Pyke dhe ish– partneri John Rytting u shpallën fajtor për vrasjen makabre të Poppy Widdinson, si dhe një sërë veprash të tjera penale. 

Ekspertiza post – morten e Poppy –t nuk arriti të përcaktonte shkakun ekzakt të vdekjes, por mjekët gjetën gjurmë të një koktej droge me heroinë, ketaminë dhe qetësues, përfshirë diazepam, në folikulat e flokëve të saj.

Sipas ekspertëve, droga nuk ishte shkaku kryesor i vdekjes së të miturës, por sasitë që ajo kishte marrë në një kohë të gjatë dhe llojet e ndryshme. E vogla ndërroi jetë pasi pësoi arrest kardiak.

Sipas “DailyMail”, çifti nuk pati asnjë reagim gjatë kohës që iu dha verdikti, ndërsa dënimi për krimet e tyre do të jepen në Janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat