Tre burra ishin duke grabitur të dielën mbrëma në një shitore me lojëra fëmijësh në rrugën Laubegast. Ata u vërejtën nga një grua 64 vjeçare që alarmoi policinë, duke i treguar se treshja ishte larguar në drejtim të rrugës Altlaubgast (Dresden), shkruan sz-online.de.
Menjëherë policia filloi kontrollin në gjithë qytetin e Dresdenit, duke ndalur tre të dyshuar në rrugën Troppauer, përcjell botasot.info. Ata ishin së bashku dhe kishin çanta me veti. Bëhet fjalë për dy burra nga Kosova (22/23 vjeç) dhe një nga Shqipëria (24).
Prokuroria gjermane ua ka shqiptuar masën e arrestit me burg, me ecurinë penale "grabitje"./Bota sot