19-vjeçarja akisdentohet në fabrikën e këpucëve në Durrës, pronari mundohet të fsheh ngjarjen

Kronikë e zezë

19-vjeçarja akisdentohet në fabrikën e këpucëve në Durrës, pronari mundohet të fsheh ngjarjen

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 10:21
Ilustrim

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur arrestimin e Bardhyl Murati, 61 vjeç, banues në Durrës, drejtues administrativ në një firmë këpucësh.

Arrestimi i tij ka të bëjë me një ngjarje të ndodhur në lagjen Nr.14, Durrës, në firmën e këpucëve ku 61-vjeçari është administrator, pasi duke punuar është dëmtuar një punëtore, G.Gj. 19 vjeçe, banuese në Durrës.

Ajo është dërguar në Spitalin "Nënë Tereza" Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Burime zyrtare nga policia e Durrësit bëjnë me dije se Murati, nuk ka paraqitur asnjë akt apo dokument që lidhet me sigurinë në punë të punonjësve.

Gjithashtu nuk ka njoftuar Policinë e Shtetit dhe Inspektoriatin e Punës mbi ngjarjen e mësipërme.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat