Operacion historik: Konfiskohet më shumë se një ton kokainë

Kronikë e zezë

Operacion historik: Konfiskohet më shumë se një ton kokainë

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 17:16
Droga

Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar në operacionin më të madh anti-drogë në histori të Australisë.

Sasia e drogës kishte vlerën prej 258 milionësh dhe u zbulua nga një hetim i policisë, që ishte planifikuar për më shumë se dy vite.

Policia ka thënë se ka konfiskuar 500kg kokainë nga një anije në veri të Sidnej,  në ditën e Krishtlindjes, duke vazhduar konfiskimin e 600kg të tjera në Tahiti.

Autoritetet e policisë kanë thënë që besojnë se droga ishte e destinuar për t’u shitur brenda Australisë.

Ndërsa, narkotikët sipas policisë, kishin ardhur nga Amerika Latine. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat